“Nga e premtja pasdite deri të hënën pushim”, Agron Duka propozon masa për turizmin

“Nga e premtja pasdite deri të hënën pushim”, Agron Duka propozon masa për turizmin

Partia Agrare Ambientaliste propozon masa konkrete për të rritur turizmin e brendshëm. Kreu i PAA Agron Duka, në një postim në “Facebook”, rendit disa prej tyre. Ai thotë se një masë efektive është zgjatja e fundjavës pushim, nga e premtja pasdite përfshi edhe të hënën.

Duka kërkon që të ndalen bashkitë së kërkuari taksa lokale nga hotelet si në vitet e kulmit të turizmit, të ofrohen trajnime falas, të ristrukturohen duke zgjatur afatin e shlyerjen e kredive dhe detyrimeve fiskale apo të subvencionohet një pjesë e pagës në turizëm.

PAA mbështet vaksinimin sa më parë të të gjithë grupmoshave. Ky proces ishte detyrim ligjor dhe human por jo fushatë elektorale. Qeveria Rama dështoi me vaksinimin. Imuniteti i tufës që do të lejonte turizmin nuk do të arrihet brenda fundit të verës.

-Propaganda e Rilindasve bie përballë faktit të hidhur të numrit minimal të rezervimeve në hotelet e gjithë zonave turistike.

-Shqipëria duhet të ndjekë modelin e suksesshëm të vendeve që po e zbusin krizën e turistëve të huaj duke rritur turizmin e brendshëm. Një masë efektive është zgjatja e fundjavës pushim, nga e premtja pasdite përfshi edhe të hënën.

-Të ndalen bashkitë së kërkuari taksa lokale nga hotelet si në vitet e kulmit të turizmit.

-Të ofrohen trajnime falas.

-Të ristrukturohen duke zgjatur afatin e shlyerjen e kredive dhe detyrimeve fiskale.

-Të subvencionohet një pjesë e pagës në turizëm.

-Të hiqet që tani pagesa në rrugën e kombit.

-Të eliminohen mospagesat nga buxheti për individët dhe kompanitë, ndihmat sociale dhe pagesat anti-covid që të qarkullojë më shpejtë dhe më lehtë paraja në ekonomi.

-Por më e rëndësishme është krijimi i shpresës për të ardhmen.

-PAA bën apel publik për një strategji konkrete, profesionale, transparente, realiste dhe jo elektorale për sezonin turistik 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy