Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja të sulmi në Banjskë, ku shihen terroristet serbë.
Sveçla ka thënë se në këto pamje shihet edhe nënkryetari i Listes Serbe, Milan Radojçiç.
Ai e ka publikuar videon në rrejeti social duke thënë se është udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Pamjet janë filmuar nga droni i Policisë së Kosovës, derisa në pamje shihet edhe momenti kur terroristët vërejnë dronin. Radojiçiç shihet se posa e sheh dronin, ul kokën, derisa të tjerët fillojnë të vendosin kapelat për të mbuluar fytyrat, pastaj futen brenda manastirit.
Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.
Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiç kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë.
Sipas ministrit, Lista Serbe, është duke e parë pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste.
Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi dje se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiçit, që tha se dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiçit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.



