Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka paralajmëron nëpunësit e administratës publike në Dibër se askush nuk do të ketë imunitet politik nëse nuk bën siç duhet detyrën.
Këtë paralajmërim, Xhaçka e bëri gjatë fushatës së llogaridhënies me qytetarët.
Gjatë fushatës së llogaridhënies në Dibër, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, paralajmëroi të gjithë nënpunësit e shtetit atje se asnjë nuk do të ketë imunitet politik nëse nuk bën ashtu siç duhet detyrën e tij.
Ministrja Xhaçka tha se tani kanë më shumë para për të investuar por ajo tha se duhet bërë lista e prioriteteve.
Ministrja u premtoi banorëve të Sllovës e Fushë-Aliut, se do të ketë të tjera takime për të vendosur për investimet që duhen të parat, siç janë kanalet vaditëse apo rrugët.



