Kryeministri Edi Rama sot në turit e tij elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit e ka nisur si fillim me qytetarët e Klosit, pastaj ka shkuar dhe ka drekuar në familjen Bërshi, Klos.
Por turi i tij nuk është ndalur këtu. Rama me stafin e tij kanë udhëtuar për të takuar minatorët e Bulqizë dhe gratë dhe vajzat e Peshkopisë. Por në këtë muaj Ramazani iftari Ramën e ka zënë në Dibër, dhe ai është ndalur duke darkuar me besimtarët myslimanë në këtë qark.
“Para se të vija këtu Ilir Beqaj më kërkoi që tu ndërroja. Janë driteshkurtiti ata që merren me veshjen time” tha Rama.
Kohët e fundit kryeministri Rama ka qenë shumë i komentuar për veshjen e tij.



