Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Pas daljes nga SPAK, Berisha hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe Irena Gjokës.
Nesër zhvillohet një gjyq në GjKKO në të cilën Irena Gjoka është e paditur për falsifikimin, mashtrim dhe për të gjitha veprat penale që ka kryer. Pas kësaj do të vijojë një padi e Altin Troplinit i cili ndryshon veprat penale sipas qejfit dhe e quan falsifikimin, shpërdorim detyre.



