Ndërpritet seanca plenare/ Përplasje mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës (VIDEO)

Ndërpritet seanca plenare/ Përplasje mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës (VIDEO)

Është ndërprerë për disa minuta seanca plenare pas një përplasjeje mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës. 

 

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e MCN Live tha përplasja ka ardhur në vazhdën e diskutimeve për Avokatin e Popullit. 

 

Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, me fjalën injorant. 

 

PD ka kërkuar që të tërheqë firmat nga të gjithë kandidatët që po vetë PD-ja i mbështeti me firma të deputetëve për t’i sjellë në Parlament si kandidatë. 

Komisioni i ligjeve ka sjellë në Parlament 6 kandidatura për Avokat Populli. 

Komisioni i Ligjeve përjashtoi Jola Hysën që kishte vetëm 27 firma nga 28 të nevojshme. PD në mbledhjen e grupit parlament vendosi të tërhiqte firmat për të gjithë kandidatët dhe të plotësonte firmat që të sillte në Parlamend dhe kandidaturën e Jola Hysës. Kjo procedurë e PD, deri më tani nuk është pranuar nga mazhoranca. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy