
Në përgjigjje të deklarëtës së ministres së Financave Anila Denaj për çështjen e projektit rrugor Vlorë-Orikum, drejtori i kabinetit të presidencës Edmond Panaritit, thotë se ministrja në fjalë por edhe kryeministri Edi Rama duhet të reflektojnë me qëllim përmbushjen e detyrimeve, që t’i hapet rrugë realizimit të projektit.
Sipas Panaritit nëse kjo ndodh, presidenti do të marrë menjëherë në shqyrtim çështjen dhe sipas të gjitha gjasave do të japë autorizimin brenda 24 orëve. Më tej drejtori i kabinetit të presidencës thotë se Denaj kishte 3 muaj kohë të reflektonte pasi Meta e ka vënë në dijeni për shkeljet, por ajo ka vijuar me shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës.
“Minsitrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondit Saudit të Zhvillimit nuk bëhet për detyrim të ri financiar. Sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet është, pse kërkoeht të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh. Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja ëshë zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.
Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re.
Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim.
Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat eministres. Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator.
Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje minsitres të përmbushë detyrimet, dhe mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt brenda ditës do shqyrtojë kërkesën.
I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët. Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto.
Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se ësthë marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.
I kujtoj znj.ministre se marrëveshja e huasë së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huasë së parë rregullojnë huanë shtesë. Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as ësthë zgjidhur as ka ndryshuar termat e negociuar. Znj.ministre ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës. Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin. Ju faleminderit.”- tha Panariti.



