“Rama 137 herë me charter jashtë vendit”. PD depoziton në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor

“Rama 137 herë me charter jashtë vendit”. PD depoziton në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor

Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës.

36 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022”.

Në kërkesë theksohet se faktet e publikuara janë tronditëse.

Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit “charter”, pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri.

Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion “charter”.  

Shifra e 137 udhëtimeve “charter” është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan “Air Force One”.

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi shpërdorimin e fondeve dhe parave publike nga Kryeministri, duke bërë publike mjaft shembuj konkretë të këtyre abuzimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy