67-vjetori i pranimit në OKB/ Nikolla: Shqipëria, anëtare e denjë e NATO-s

67-vjetori i pranimit në OKB/ Nikolla: Shqipëria, anëtare e denjë e NATO-s

Teksa sot shënohet 67-vjetori i pranimit të Shqipërisë në OKB, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar kontributin dhe prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Më 14 dhjetor 1955 Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së. Sot, pas 67 vjetësh, Shqipëria kontribuon në Kombet e Bashkuara, organizatën më të madhe botërore, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të saj të Sigurimit, bashkëpenëmbajtëse në çështjen e mbështetjes së Ukrainës dhe paqes e sigurisë në botë.

Kryeparlamentarja Nikolla vlerësoi punën dhe përkushtimin e vendit, si anëtare e denjë e NATO-s dhe partnere e ngushtë e vendeve të saj anëtare.

Me përvojën e suksesshme të Presidencës së OSBE-së, një tjetër organizate e madhe për mbrojtjen e sigurisë e paqes, gjatë vitit 2020.

Si një anëtare e denjë e NATO-s dhe partnere e ngushtë e vendeve të saj anëtare, në kontributet për paqen, kundër luftërave pushtuese. Si një vend i vendosur drejt të ardhmes evropiane, në fazën e negociatave me BE-në dhe lider i integrimeve rajonale.

Me prestigj të lartë e të merituar ndërkombëtar, që qëndron në avangardë të luftës kundër terroristëve, dhunës, terrorizmit kibernetik dhe ekstremizmave të dhunshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy