Petrit Vasili u shpreh i bindur se qytetarët shqiptarë do ta zgjedhin LSI forcë të parë pasi vendi po pret një drejtim të ri dhe vetëm kjo forcë mund ta sigurojë. Në takimin e radhës këtë herë me qytetarët e Kamzës Vasili u shpreh se programi i LSI është një shans që nuk duhet humbur.
"Shqipëria po pret një drejtim të ri që vetëm LSI mund tia japë sepse Shqipëria kërkon taksa më të ulëta, kërkon vende pune dhe këto vetëm LSI mund tia sjellë", tha Vasili.
Ndërsa Ilir Meta solli në vëmendje ndikimin që LSI pati në përmirësimin e qeverisjes në dy koalicionet me PD dhe PS.



