Rama: Koha kur bujqësia ndahej me parcela partie ka vdekur

Rama: Koha kur bujqësia ndahej me parcela partie ka vdekur

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programi IPARD III në Shqipëri, u shpreh se koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie ka vdekur.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se sot Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore, ndërsa theksoi se nuk do të përfitohet më përmes korrupsionit, por vetëm përmes punës. Ai tha se duhet që fermerët të bashkojnë forcat ndërmjet tyre.

Fermerët sot punojnë të qetë sepse e kanë prodhimin e tyre të shitur. Rruga e vjetër e të punuarit vetëm e të dalurit vetëm në treg nuk funksionon më duhet bashkim forcash. Jo bashkim forcash si dikur, po bashkim forcash ku tjetër kush e punon tokën tjetërkush e ofron farën, tjetër kush bën grumbullimin dhe të gjithë më pas bëjnë shitjen. Deri pak vitesh autostradat e Shqipërisë ishin të mbushura me tezga. Ky ishte tregu bujqësor i Shqipërisë, nëpër rrugë. Sot Shqipëria nga raporti 1 me 7 që e kishte eksportit, e ka 1 me 3.

Që do të thotë importon më pak dhe eksporton më shumë, pasi tregu i brendshëm garanton më shumë furnizim. Sado të përpiqemi që t’i vëmë përballë faktet, ajo që ka rëndësi është që të tërheqim sa më shumë njerëz në një rrjet që të përfitojnë nga fondet e BE-së. Na takon ne që këto fonde që kemi siguruar që t’i vëmë në punë. Bujqësia ishte e ndarë në parcela partie, ajo kohë ka vdekur. Koha kur jepeshin para për të bërë punë në Bujqësi ka vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy