Begaj: Shqipëria, avokate e Kosovës. Osmani: Dy vendet do të ecin krah për krah drejt familjes evropiane

Begaj: Shqipëria, avokate e Kosovës. Osmani: Dy vendet do të ecin krah për krah drejt familjes evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se Shqipëria është avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, Begaj u shpreh se shpreson që të martën, të ketë një votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës dhe që Kosova të bëhet anëtare.

Ndër të tjera, kreu i shtetit nënvizoi se marrëdhëniet e nënshkruara mes dy vendeve, duhet të implementohen.

Marrëdhëniet midis dy shteteve, nuk do t’i quaja shumë të mira politikisht, por janë siç duhet të jenë, jashtëzakonisht të mira dhe vëllazërore. Jemi dy shtete, por jemi një komb. Kemi detyrë për t’i qenë njëri-tjetrit afër në çdo moment. Është e rëndësishme të punijmë për popujt tanë, marrëveshjet duhet të zhvillohen, duhet të implementohen sa më shpejt.

Disa projekte srtrategjike, porti  i Durrësit apo hekurudha, janë jashtëzakonisht të rëndësishme, Në marrëdhëniet ndërkombëtare, politika jonë e jashtme është e linjëzuar me atë evropiane dhe atë atlantike. Shqipëria e ka për detyrë dhe do të jetë avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Jam shumë me shpresë plot se nesër do të kemi votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës. Kjo do të na japë më shumë frymëzim për punë më të mira në të ardhmen. Urime për nesër dhe faleminderit për pritjen sot.

Nga ana e saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova është e bekuar të ketë mbështetjen e Shqipërisë në të gjithë procesin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi se në këto momente ligjvënësit nga Shqipëria dhe Kosova po lobojnë te homologët e tyre me shpresën se nesër Kosova do të jetë e suksesshme kur Asambleja Parlamentare e KiE të shqyrtojë një raport që rekomandon anëtarësimin e vendit. Osmani theksoi se së bashku me Presidentin Begaj, por edhe me kryeministrin Edi Rama dhe gjithë liderët shqiptarë do sigurohen që Kosova të ketë mbështetjen e nevojshme në KiE.

Kosova po përballet me një sfidë të re, që është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi të bekuar që kemi pasur mbështetjen e Shqipërisë në gjithë procesin.

Teksa ne flasim deptuetët e Kosovës dhe Shqipërisë po lobojnë fuqishëm te homologët e tyre, dhe me shpresën se nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim, së bashku me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe gjithë liderët shqiptarë do të vazhdojmë të sigurohemi që Kosova ta ketë mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Evropës.

Synimi ynë është integrimi i plotë në të gjitha strukturat euroatlantike, dhe ne do të ndjekim shembullin e vendosur nga Shqipëria. Kjo është rruga e vetme për ne, asnjëherë nuk kemi pasur tjetër alternativë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy