Berisha: Në 2013-ën i hapa rrugën gjeneratës së re, por nuk justifikoi asnjë pritshmëri

Berisha: Në 2013-ën i hapa rrugën gjeneratës së re, por nuk justifikoi asnjë pritshmëri

Pyetjes a duhet të kishte PD figura të reja që ta udhëhiqnin në 2021-shin PD-në, Sali Berisha iu përgjigj duke thënë se ai vetë “hapi krahun” në 2013-ën jo për arsye moshe, por për një gjeneratë të re. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Berisha tha se pavarësisht kësaj gjenerata e re nuk justifikoi anjë pritshmëri të tij.

“Unë në 2013-ën bëra detyrën, hapa krahun. Nuk e dhash dorëheqjen për arsye moshe. Gabimi im ishte 2017-ta, Berisha siç u tërhoq me “largim pa kthim” un duhet të tërhiqesha dhe të kthehesha në krye të PD. Kjo ka qenë gabim. Unë hapa rrugën, një gjeneratë erdhi në opozitë dhe për fat të keq nuk justifikoi asnjë nga pritshmëritë e Berishës dhe as të zgjedhësve të kahut të djathtë. Nuk ka pasur asnjë të inkriminuar në grupin e PD deri në 2013-ën kur e kam dorëzuar. Basha ishte një dështim i tmerrshëm”, u shpreh Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy