Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për hapjen e kufijve pa kushte

Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për hapjen e kufijve pa kushte

Gjatë javës së ardhshme Maqedonia e Veriut dhe Kosova ka gjasa t’i hapin kufijtë me njëra tjetrën pa kushte. Paralajmërimin e kanë bërë homologët e shëndetësisë nga të dy shtetet, Venko Filipçe dhe Arben Zemaj.

“Anëtarët e grupeve punuese nga dy vendet tona do të punojnë në këmbimin e informatave për situatën epidemiologjike. Kjo do të na ndihmoj për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth epidemisë dhe në bazë të kësaj do të vendosim edhe për regjimin e lëvizjes së lirë. Por për vendimin sa i përket hapjes së kufirit do të vendosim javën që vjen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës tha se me homologun e RMV-së kanë diskutuar shumë tema, por theksi kryesor është vënë tek situata epidemiologjike.

“Biseduam për shumë gjëra, situata epidemiologjike na mori pjesën më të madhe të kohës. Ju e dini që jemi në një kohë kur po hyjmë në përgatitjet e vitit të ri shkollor, i shkëmbyem këto përvoja, gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të kemi bisedime edhe për çështjen e kufijve", deklaroi Zemaj pas takimit me Venko Filipçe në Shkup.

Maqedonia dhe Kosova i kanë mbyllur kufijtë për njëra tjetrën për disa muaj, me një hapje të shkurtër e cila u pezullua për shkak të rritjes drastike të numrit të të infektuarve në të dy shtetet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy