Përjashtimi i 4 deputetëve/ Ndoka: Alibeaj si Don Kishoti me mullinjtë e erës, po keqpërdoret nga Rama

Përjashtimi i 4 deputetëve/ Ndoka: Alibeaj si Don Kishoti me mullinjtë e erës, po keqpërdoret nga Rama

Ish-deputeti Nard Ndoka, për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, një vit pas 8 janarit, ku u larguan Belind Kelliçi, Agon Shehaj, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi, e krahason Enkelejd Alibeajt me Don Kishotin.

Për MCN Live, ai deklaroi se kundër Berishës ka dalë edhe vetë me lëvizjen për reformim për shkak se thotë se ishin kundër mungesës së demokracisë në parti.

Këta kanë kaluar çdo limit njerëzor, politik, për faktin se Alibeaj është si Don Kishoti me mullinjtë e erës, një personazh që po bëhet qesharak që shkarkon katër deputetë.

Ky bëri llogaritjet aritmetike, se bëri llogaritjet se do e shkarkojnë.

Qëndrimi i tyre mbas incidentit kur Berisha u godit në protestë, mendoj se ishte momenti të kishte reflektim, politik, njerëzor, se në fund e kanë pasur kryesor, se e kanë pasur Kryeministër, kryetar, mendoja se si një shenjë përgjegjësie do i bashkëngjiteshin se Berisha po ndërtonte një kauzë për protestat, për të qenë afër zotit Berisha dhe duke sfumuar aventurat e logove.

Kur kjo nuk ndodhi, u mjaftuan me disa paçavure në mediat sociale dhe thashë se ky është fundi i dinjitetit të tyre.

Duhet ta heqim iluzionin se janë njerëz të lirë dhe kanë dinjitet. Ishte një vendim i tij që i vendosi vulën.

Pashë zotin Xhaferri... por ne i kemi kaluar këto sfida se kemi qenë kundër zotit Berisha.

Megjithëse është nënkryetari i grupit parlamentar reagoi ashpër, me logjikë, se kur merr vendim nuk pyet nënkryetarin e grupit, s’ka ligj, ata janë fundosur.

Kjo është keqpërdorje që Rama po u bën atyre i mban me shpresën se do kenë vulën dhe siglën, se ky është veprim idiot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy