Zgjidhet pasardhësi i Zaev/ Kovaçevski: Dhamë leksion për demokraci, t’i përvishemi punës

Zgjidhet pasardhësi i Zaev/ Kovaçevski: Dhamë leksion për demokraci, t’i përvishemi punës

 Lidhja Social Demokrate (LSDM) në Maqedoninë e Veriut zgjodhi kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së kryetarit të saj, Zoran Zaev.

Dimitar Kovaçevski është kryetar i ri i social-demokratëve, i cili mori mbi 37 mijë vota.

 Dy garuesit e tjerë për kreun e partisë, Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski morën rreth 3300 dhe 2800 vota përkatësisht. Votimi u bë nëpër organizatat komunale të partisë në të gjithë vendin. Më parë, kryetari zgjidhej nga kongresi i partisë.

Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh.

Në një konferencë me gazetarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i ri Kovaçevski tha se do të vazhdojë rrugën e pararendësit të tij Zoran Zaev për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot fitoi LSDM-ja, ndërsa prej nesër duhet t’i përvishemi punës, sepse qytetarët presin nga ne, që të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim”, theksoi Kovaçevski.

Ai u zotua më tej se, do t’i japë përparësi kthimit të unitetit brenda partisë dhe se programet sociale e demokratike të saj duhet të jetësohen në praktikë brenda shtetit. Ai theksoi parimin për një shans të drejtë dhe hapjen e partisë dhe institucioneve për ata, të cilët kanë kapacitet profesional.

Partia ka paralajmëruar një doktrinë të re; ndryshime të zyrtarëve të saj dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë financiare të vetë partisë. Kryetari i ri i LSDM-së pritet të marrë edhe mandatin për formimin e qeverisë së re, përkatësisht të një riformatimi të pritshëm të kabinetit, ku krahas Lidhjes Social Demokrate me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Partisë Demokratike Shqiptare, do të përfshihet edhe partia Alternativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy