Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke vënë në dukje mungesën e konkurrencës në garën për drejtimin e saj.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, Fevziu theksoi se një garë me vetëm një kandidat nuk përmbush standardet demokratike dhe nuk i shërben forcimit të partisë.
Mendoj se gara duhet të ishte me disa kandidatë. Garë i vetëm nuk ka sens në demokraci. Kam patur bindje që në PD, konkurrenca dhe gara i bën mirë, nuk e dobëson. Mendoj se Berisha duhet të ketë rolin e liderit historik dhe të ketë kandidat tjetër. Për këtë mendoj se duhet garë, jo të caktohet njeri
Deklarata e tij vjen në një moment kur debatet për proceset e brendshme në PD vijojnë të jenë të forta, veçanërisht sa i përket mënyrës së organizimit të garës për drejtimin e partisë.



