Ngjarja në Himarë, Xhixho: Shteti ka dështuar, vrasin ata që duhet të garantojnë jetën

Ngjarja në Himarë, Xhixho: Shteti ka dështuar, vrasin ata që duhet të garantojnë jetën

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson dështim të shtetit në ruajtjen e sigurisë në plazhe dhe rekrutimin e punonjësve të policisë ngjarjen e sotme në Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se aksidenti që i mori jetën vogëlushes 7-vjeçare në plazhin e Potamit mund të ishte shmangur thjesht me zbatimin rigoroz të ligjit.  

Nuk gjej fjalë të ngushëlloj nënën që humbi dritën e syve sot në një tragjedi të paralajmëruar.

Një engjëlli 7 vjeç iu këput jeta në mes nga papërgjegjshmëria e një individi që deri sot ka mbajtur uniformën e policisë.

Duke iu bashkuar familjes në dhimbjen e saj, kërkoj me forcë ndëshkimin e autorit të ngjarjes, fatkeqësisht një episod i përsëritur dhe që reflekton pasigurinë e jetës në vendin tonë.

Nëse do ishin zbatuar ligjet e sigurisë në plazhe, një tragjedi kaq e dhimbshme do të ishte shmangur, por çdo ditë jemi dëshmitarë të mungesës së sinjalistikës dhe shkeljes së rregulloreve në plazhet tona.

Një tragjedi e tillë bëhet akoma më e rëndë për shkak se ka si autor një individ të certifikuar nga shteti për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Një oficer policie që kthehet në rrezik për jetën e njerëzve të pafajshëm nuk tregon gjë tjetër veçse dështimin e të gjithë filtrave që shteti ka për të rekrutuar dhe mbajtur në punë ata që duhet të jenë gardianët e jetës dhe garantuesit e sigurisë.

Ngushëllime familjes! Prehu në paqe engjëll se ky vend nuk ishte për ty, as për të pushuar për pak ditë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy