Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Durrësi pas tërmetit të 26 nëntorit.
Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale, Meta shprehet se Durrësi është sot i mbërthyer nën “darën” e abuzimeve bashkiake.
“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”, shkruan Meta.
Presidenti bën thirrje që të nisin hetimet dhe përgjegjësit që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve të ndëshkohen nga drejtësia.
“Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”, shkruan Presidenti.
Ndërsa shton, se sot, është "koha për drejtësi".



