Protesta e 6 dhjetorit/ Vangjeli: Mënyra e gabuar për demonizimin e Ramës! Samiti s’bëhet për halle shqiptare

Protesta e 6 dhjetorit/ Vangjeli: Mënyra e gabuar për demonizimin e Ramës! Samiti s’bëhet për halle shqiptare

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi në MCN Live protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha në 6 dhjetor.

Sipas Vangjelit protesta bëhet në kohën e gabuar, pasi Shqipëria është vendi mikpritës i Samitit dhe eventi nuk bëhet për halle shqiptare.

Analisti vë në dukje se kjo mënyrë e zgjedhur nga opozita për ta demonizuar Edi Ramën është e gabuar.

Në qershor të 2007 Tiranën e vizitoi për herë të parë një President i SHBA-ve, George Bush, dhe një nga masat ishte që u kërkua që gjithë qytetarët të qëndronin mbyllur për masa sigurie. Tingëlloi e ekzagjeruar sepse askush s’kishte asgjë kundër vizitës, shtuar mesazhet që priteshin të jepeshin që ishin në favor të Shqipërisë, megjithatë kujdesi prevaloi. Kjo është teza që përforcon Edi Rama, ndoshta nesër do ta përmendë një shembull të tillë. Nga anë tjetër është e drejtë themelore, protesta s’mund të shmanget. Pyetjet janë dy: Sa e dobishme do jetë, dhe sa kjo protestë do bashkëjetojë me ngjarjen.

Opsioni i refuzimit të protestës nuk ekziston. Opsioni nuk është as cenimi i rëndit publik. Rama është i gozhduar për detyrimin mbi mbarëvajtjen e Samitit. Ndërkohë që Berisha duhet të çajë rrethimin në arenën ndërkombëtare. Sa është e mundur që një protestë e tillë të arrijë të depërtojë te krerët e BE-së?! Sa e mundur është që mesazhi të shkojë te ta?! Për ta thjeshtëzuar në maksimum, mos vallë mendon dikush qoftë një qytetar apo z.Berisha, që ndërkohë që zhvillohet Samiti do jenë me telefonat e tyre për të parë se çfarë po thonë protestuesit?! Shqipëria është vetëm vendi mikpritës i Samitin dhe nuk bëhet për halle shqiptare. Është meskinitet dhe egoizëm të hysh në këtë gjë. Nuk ofron asgjë, përveç një nënqeshje diplomatike. Hej kemi ardhur për tjetër gjë! Mënyra për ta demonizuar Edi Ramën është thjesht e gabuar. Kur është G7 dhe G20 ata që protestojnë nuk dalin me flamujt e partisë. Vijnë nga elementë të shoqërisë civile, ambientalistë, që s’kanë të bëjnë me partitë politike. Bëhet në kohën e gabuar, në momentin e gabuar”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy