PD: Rama të lërë neutralitetin dhe të mbështesë institucionet e Kosovës

PD: Rama të lërë neutralitetin dhe të mbështesë institucionet e Kosovës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit në veri të Kosovës. Në një njoftim për mediat, PD shprehet se sulmet e vazhdueshme terroriste kundër forcave të sigurisë së Kosovës, që kulmuan sot me vrasjen e një punonjësi të Policisë së Kosovës në krye të detyrës, bëjnë të domosdoshme që t’i jepet fund lojës me bashkëpërgjegjësi të agresorëve dhe viktimave.

Bashkëpërgjegjësia midis agresorit dhe viktimës nxit terroristët të përgatisin dhe kryejnë sulme të tilla kriminale në territorin e Kosovës. Përgjegjësia për situatën është vetëm e agresorit dhe atyre që vazhdimisht provokojnë me akte të papranueshme një shtet sovran.

Kosova e lirë dhe e pavarur është një realitet i pakthyeshëm. Serbia duhet ta pranojë këtë realitet dhe duhet të heq dorë nga çdo provokim kriminal në veri të Kosovës, duke u ulur në tryezën e dialogut pa kushte, me ndërmjetësimin e SHBA-BE.

Grupi parlamentar i PD u kërkon institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, që të heqin dorë nga deklaratat, sjellja dhe roli i tyre neutral mbi situatën në veri të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese, duke qenë plotësisht vetëm në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës, në bashkërendim të plotë edhe me partnerët strategjik të Kosovës e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy