Nesturi: Putin është më shumë shahist se strateg

Nesturi: Putin është më shumë shahist se strateg

Analisti Plator Nesturi thotë se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë në raport me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës është i qartë dhe në unison me aleatët. Në studion e MCN Live, Nesturi u pyet për efektet që mund të ketë në rajon një konflikt i tillë. Sipas tij, Putin është më shumë shahist se strateg dhe kjo shpjegon shfrytëzimin e boshllëqeve që krijohen në rajone të ndryshme.

Shqipërisë iu paraqit mundësia dhe rasti të ketë një rol aktiv, kjo sepse ishte qartazi e pozicionuar pro në unison me politikën e jashtme amerikane, si dhe për faktin se është pjesë e Këshillit të Sigurimit, por në këtë moment natyrshëm vota dhe qëndrimi i saj merr një valencë të shtuar. Dhe në këtë kuadër ka një rakordim të qëndrimeve të politikës amerikane me diplomacinë shqiptare dhe deklaratat që ka bërë kryeministri dhe ministrja e Jashtme ishin një pozicionim i qartë. Sa i përket rajonit, ne prej kohësh kemi dëgjuar dhe deklaratat e diplomatëve amerikanë për një rrezik të faktorit rus në Ballkan dhe që realisht mund të sjellë këto pështjellime. Ajo që shpesh analizojmë është se Putin në vetvete është lojtar shahu dhe jo strateg. Mundohet të gjejë boshllëqe të ndryshme. Pra kemi një përhapje të Rusisë të dalë jashtë interesave të saj të territorit. Natyrisht që Ballkani është pjesë e kësaj loje dhe ajo që thuhet është se ndërhyrja në Ballkan është si rezultat i boshllëqeve të krijuara dhe kjo u pa në marrëdhënien që ka me Serbinë apo në zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy