PS dhe LSI, “duel i heshtur” në Kuvend

PS dhe LSI, “duel i heshtur” në Kuvend

“Dueli i heshtur” mes dy forcave të koalicionit qeverisës PS dhe LSI. PS nuk e pranon propozimin e LSI-së që koncesionet të miratohen në Parlament, ndërsa LSI i kthen monedhën duke bllokuar miratimin në Parlament të ligjit për vendosjen e kamerave të sigurisë në subjektet private.   

 

Para disa muajsh Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, depozitoi një projektligj që synonte vendosjen e kontrollit të Parlamentit në dhënien e koncesioneve. Kjo përbënte një thikë pas shpine nga aleati i PS-së, ndërkohë që akuzat e opozitës mbi abuzimet e qeverisë me këto koncesione kishte arritur kulmin. Drafti parashikon miratimin e partneriteteve publik-privat nga Kuvendi. Por deputetët e PS-së nuk e miratuan këtë nismë duke u shprehur se ekzistojnë mekanizmat e qeverisë për vlerësimin dhe kontrollin e këtyre koncesioneve.

 

Projektligji i dytë është për masat shtesë të sigurisë, ose konkretisht vendosja e kamerave në subjektet private. Ky projektligj është kthyer pas me dekret nga Presidenti Nishani, me arsyetimin se nuk janë marrë parasysh vërejtjet e PAMECA-s dhe nuk është në përputhje me standardet e BE-së.

 

Projektligji i qeverisë për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambiente publike e private ku ka grumbullim njerëzish është kritikuar edhe nga ekspertët vendas sepse rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut dhe privatësinë e qytetarëve. Drafti është kritikuar edhe nga deputetët të LSI-së përveç atyre të së djathtës. Mazhoranca e anuloi futjen në seancë të këtij projektligji sepse u konstatua mungesa e deputetëve, Në fakt, në dyshim ishte se si do të votonte LSI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy