
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar dy projektligje dhe prezantimin e gjashtë raporteve të institucioneve shtetërore.
Në seancën e sotme të Kuvendit do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit.
Po ashtu, në Kuvend do të shqyrtohet projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë dhe projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”.



