Idrizi: Rasti i Belerit, ka dëshmuar mungesë reciprociteti mes Shqipërisë dhe Greqisë

Idrizi: Rasti i Belerit, ka dëshmuar mungesë reciprociteti mes Shqipërisë dhe Greqisë

Arrestimi i Fredi Belerit, kryetari të zgjedhur të bashkisë Himarë, ka çuar në thellimin e përplasjes diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjykon se rasti i Belerit është rasti tipik se si një person zgjidhet për të krijuar tensione dhe është rasti për të kuptuar asimetrinë e Greqisë ndaj Shqipërisë.

Në “MCN live, Idrizi tha se ky ka treguar mungesën e reciprociteti mes dy vendeve.

Rasti i Belerit është rast par-exelance për të kuptuar mungesën e reciprocitetit në raportet mes dy vendeve dhe se sa të ndryshëm jemi në sjelljet institucionale.

Është e vërtetë që unë e kam quajtur një njeri të rëndomtë, një hidraulik, dhe me ketë nuk ka dashur që të stigmatizoj sepse ai ka shumë gjëra për ta stigmatizuar, por e kam përdorur në faktin që si është e mundësuar një njeri që deklaron se arsimin e lartë e ka hidraulik dhe ka kaq ngarkesa të errëta në të kaluarën e tij, apo që është i dënuar me formë te prerë nga Gjykata e Apelit për nxitje të urrejtjes kombëtare, pra në këto rekorde edhe qe del me flamurin e Vorio-Epirit, ky personazh rotabolesk, pikërisht për fatin e keq u vu edhe nga dy parti politike shqiptare, pikërisht për të ngjallë tensione siç po duket në Himarë.

Sa i përket akuzën së tij, është fjalë e gjyqësisë shqiptare, de ky njeri i akuzuar , në fund fare ka fituar edhe një grusht votash të vjedhura dhe rreth 1 mijë e ca veta kanë ardhur për të votuar për të.

Fakti që të bën përshtypje është akuzat që Athina zyrtare bën karshi Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy