Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit e PD para Prokurorisë së Posaçme (VIDEO)

Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit e PD para Prokurorisë së Posaçme (VIDEO)

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në respektim të masës “detyrim paraqitje”.

Ai e konsideroi një krim mbylljen e çështjes McGonigal dhe çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Drupal Ad

Gazetari Arsen Rusta raporton se nuk munguan as brohoritjet nga disa të burgosur në qelitë e 313-ës, të cilët shprehën përkrahje për Berishën. 

Mbylljen e çështjes McGonigal por edhe inceneratorit e ka quajtur një krim ish-kryeministri Berisha, i cili në cilësinë e personit nën hetim për aferën Partizani, ka respektuar masën detyrim paraqitje. Nga ora 08:30 deri në 09:00 të mëngjesit ka mbërritur z.Berisha, ka qëndruar pak minuta, dhe ka lënë një shënim të cilin e ka lexuar për mediat. Duke iu drejtuar kreut të SPAK se mbyllja e çështjes McGonigal është një krim shtetëror, dhe klasifikimi i aferës së inceneratorëve si një vjedhje, duke e copëzuar është një veprim politik për mos hetuar përgjegjësit e vërtetë. Ndërsa për dosjen Partizani ai ka kërkuar të pushohet kjo akuzë e motivuar politikisht. Nuk kanë munguar përkrahësit e tij, nuk ka munguar një brohoritje nga disa prej qelive të 313-tës, me fjalët ‘o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy