
Në kuadër të turit të takimeve me qytetarët dhe për të festuar “Javët e Europës 2021”, ambasadorët e “Team Europe“ u mirëpritën nga kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca mori nga ai çmimin “Mirënjohja e Tropojës” për kontributin e tij në mbështetjen e Shqipërisë për arritjen e standardeve të BE-së dhe interesin e veçantë të treguar për rajonin e Tropojës.
Ambasadori Soreca, ambasadori i Austrisë Christian Steiner dhe ambasadorja e Francës Elisabeth Barsacq u mirëpritën gjithashtu nga fëmijët e shkollës “Ali Podrimja”. Ata kishin përgatitur një program artistik dhe ndanë dëshirat dhe shqetësimet e tyre.

Së bashku me Ambasadorin e Austrisë Christian Steiner, ambasadori i BE-së Luigi Soreca u takua me kryetarin e bashkisë dhe më vonë iu drejtua qytetarëve, veçanërisht të rinjve të Hasit. Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e filmit gjerman “Shumë larg”.




