
Sekretari i burimeve njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN TV, u shpreh se demokratët janë shumë skeptik ndaj Bashës dhe e shohin Berishën si të vetmin politikan që e bashkon atë parti.
Sipas Hoxhës pas humbjes së zgjedhjeve në 2017 Basha është takuar me forumin për gati 7 orë dhe në këtë mbledhje ai u ka kërkuar ndjesë për humbjen dhe “ ishte gati të qante”.
“Demokratët janë shumë skeptik nuk ka kohë që të thonë prapë “Luli ik”, Berisha me vetë mirat dhe të këqijat e tij është i vetmi politikan që e bashkon atë parti sepse si fillim ne duhet të thërrasim njerëzit që Basha na ka përzënë nga ajo parti. Nuk e ka tagrin Basha të na largojë ne të forumit, Basha sot ka frikë të përballet me rininë e PD.
Konkurrenti i tij që humbi zgjedhjet u bë drejtues politik. Forumi rinor i ka mbajtur listën të bllokuar zotit Basha. Po ky forum me vendim kryesie pranoi të bëhet pjesë mbushëse e listave të PD, sepse menduan për të mirën e partisë. Pas humbjes së zgjedhjeve në 2017 Basha ka ardhur 7 orë në mbledhje me grupin rinor të PD. Ishte gati të qante dhe të kërkonte ndjesë. Gati sa nuk qau.
Ne ramë dakord të sanksionohen disa gjëra në statutin e PD, por Basha sërish e ka shkelur statutin. Ka humbur besimin e të rinjve të PD, sepse ata të rinj që ishin në foltore me Berishën më shumë se gjysma e tyre kanë qenë të arrestuar për protestat e opozitës. Dhe ata u harruan në burgje.
Rreth 400 veta janë delegatë. Sepse forumi ka kuotat e veta për kuvendin e PD, ka 5%. 360 kanë firmosur formularin.
Unë kam besim vetëm te gara, që do të thotë se PD të kalojë një proces transparent.”, u shpreh Hoxha.



