Denar Biba nxjerr dokumentin që LIBRA e Ben Blushit është regjistruar në KQZ,

Denar Biba nxjerr dokumentin që LIBRA e Ben Blushit është regjistruar në KQZ,

Kreu i KQZ-së Denar Biba hedh poshtë pretendimet e deputetit Ben Blushi se LIBRA e tij në kundërshtim me ligjin nuk është regjistrua për zgjedhje.

Biba bën publik dokumentin ku tregohet se subjekti politik LIBRA është pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Reagimi i Bibës

Jam i mahnitur nga kembengulja e Ben Blushit per te luajtur deri ne fund rolin e viktimes se KQZ! Nuk e di a eshte zoti Blushi i vetedijshem se nuk po shkruan nje liber ku mund t'i leshoje frerin fantazise se tij, por deklarata ku vetem genjen dhe fyen nje institucion qe nuk i ka asnje borxh.

Sot, i lartpermenduri ka publikuar nje status ku pretendon se ka fituar gjyqin me KQZ, e cila "nuk paska pranuar ta regjistroje"!!!Nderkohe, e verteta eshte se partia e tij "Libra" eshte regjistruar e para ne KQZ dhe kjo provohet lehtesisht nga dokumentacioni zyrtar.

Zoti Blushi e mbyll statusin e sotem duke shkruar: "Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit...Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike". Ne kete pike ndaj me zoterine perfundimin se i gjithe tregimi i tij per raportin e partise se tij me KQZ, nuk ka as baze ligjore, as politike por psiqike. Krijim i mirefillte dhe pa konsideraten me te vogel per publikun lexues!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy