“Rama 3”, Nano: Lindita Nikolla e prerë për kryetare Kuvendi

“Rama 3”, Nano: Lindita Nikolla e prerë për kryetare Kuvendi

Socialistët do të mblidhen të enjten në Pallatin e Kongreseve në Asamble Kombëtare, kur pritet të bëhen publik edhe emrat e qeverisë së re.

Analisti Mustafa Nano për MCN TV deklaroi se beson në një bashkëpunim të qeverisë së re me opozitën pasi Rama deri diku e ka shprehur si një dëshirë të vetën bashkëpunimin me të.

Ndërsa sa i përket mundësive që deputetët të qëndrojnë larg tenderave publik ai shprehet se e sheh të vështirë këtë gjë për tu luftuar, pasi tashmë PS i ka të gjitha në dorë dhe sipas tij pushteti absolut të korrupton.

Një qasje të re nga opozita e shoh të realizueshme sepse e ka dhe dëshirë të vetën Rama bashkëpunimin e fortë me opozitën, edhe pse kam frikë se kjo e fundit do e refuzojë këtë dorë të shtrirë. Ndërsa sa i përket rolit të deputetëve për të bërë emërime kjo është e pamundur të luftohet. Baza e kësaj është fakti që PS i ka të gjitha në dorë dhe kështu kjo do ndodhi patjetër. Abuzimi i pushtetit do kalojë te një dorë e vetme do kalojë te Edi Rama. Pushteti absolut të korrupton, dhe kjo është e vështirë të luftohet.

Ndërsa lidhur me zërat se në krye të kuvendit lakohet emri i Lindirta Nikollës, Nano e sheh si të përshtatshëm pasi ai thotë se Nikolla është një njeri i prerë për të qenë arbitër.

Lidhur me praninë e grave në qeveri ne e kemi prej kohësh, kështu që këtë e ka si risi të vetën Rama. Por nëse kjo theksohet më shumë, se gratë janë më pak të korruptuara etj kam frikë se do kaloj në kategorizim, pra duhet lënë kështu sepse jemi pothuajse fifti-fifti. Sa për Nikollën e shoh si një personazh të përshtatshëm në krye të Kuvendit. Nikolla është një njeri i prerë për të qenë arbitër. Kush ka qenë në krye të kuvendit e ka bërë dhe më duket gjë e mirë nëse këto zëra për Nikollën janë të vërtetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy