Ndonëse Berisha deklaroi se nuk do të marrë pjesë në komisionet e posaçme parlamentare, ekspertët e tij duket se do të ofrojnë propozime konkrete për reformat. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, thotë se Partia Demokratike do të parashtrojë propozimet e saj për reformën zgjedhore që do të jenë të lidhura edhe me reformën territoriale.



