“Shteti qeveriset nga ligji, jo nga forca”/ Musai: Reforma në drejtësi e dështuar, partitë bashkë kur kanë interesa (VIDEO)

“Shteti qeveriset nga ligji, jo nga forca”/ Musai: Reforma në drejtësi e dështuar, partitë bashkë kur kanë interesa (VIDEO)

Analisti Engjëll Musa, në “MCN Live”, ka ngritur akuza të forta mbi funksionimin e shtetit shqiptar, reformën në drejtësi dhe sjelljen e klasës politike, duke theksuar se vendi vijon të mbetet peng i interesave partiake dhe mungesës së vullnetit politik për ndryshim real.

 

Sipas Musait, qytetarët shqiptarë ndodhen në një situatë zhgënjyese, pasi nuk kanë arritur të ndërmarrin hapa të fortë për të mbrojtur interesin publik përtej logjikës partiake. Ai theksoi se historia politike e vendit ka humbur disa mundësi kyçe për integrim dhe reformim institucional.

 

Unë do të mendoja që ne jemi fatkeq si qytetarë, sepse nuk kemi kurajo dhe guxim për të bërë gjëra madhore, larg interesit politik partiak të individëve… Duhet të çohet populli për të kërkuar të drejtat e tij.

 

Ai rikujtoi vitin 1997 dhe 2012 si dy momente të humbura për Shqipërinë, duke i lidhur me kriza politike dhe moszbatimin e standardeve të kërkuara për integrimin europian. Sipas tij, mungesa e luftës efektive ndaj krimit dhe korrupsionit ka ndikuar drejtpërdrejt në stagnimin e vendit.

 

Edhe sot lufta kundër krimit është më keq se kurrë. Lufta kundër korrupsionit po ashtu… Reforma në drejtësi, përfshirë vettingun, është tërësisht klienteliste,” deklaroi ai, duke shtuar se institucionet nuk kanë arritur të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe efikase.

 

Musai ngriti gjithashtu shqetësime për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirinë e medias, duke përmendur raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe redaksive, si dhe vendime gjyqësore të debatueshme.

 

Në analizën e tij, ai theksoi se problemi kryesor mbetet mënyra se si ndërtohet dhe zbatohet drejtësia në vend, duke kërkuar një ndryshim të thellë në elitën politike.

 

Nëse u bënte një sondazh shqiptarëve nëse duan drejtësi, të gjithë do të ishin pro. Problemi është si realizohet dhe a realizohet nga njerëz që kanë vullnet për të dhënë ligje të drejta dhe të paanshme… Ne sot nuk mund të kërkojmë drejtësi kur i ke futur në politikë. Palët janë bashkë kur kanë interesa madhore, PD dhe PS bashkë kullosin për interesat e tyre.

 

Ai përfundoi duke theksuar se reforma në drejtësi ka qenë një ide e mirë në parim, por zbatimi i saj ka dështuar në praktikë, duke lënë të hapur pyetjen mbi ndikimin e krimit në sistemin e drejtësisë dhe funksionimin real të shtetit ligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy