Blushi themelon LIBRA-n: Ja pse përfaqësohemi me të verdhë

Blushi themelon LIBRA-n: Ja pse përfaqësohemi me të verdhë

“Liri, dije dhe ekulibër” janë fjalët moto të partisë se re krijuar nga deputeti Ben Blushi dhe kolegia e tij Mimoza Hafizi. 

Bashkë me dy deputetët e larguar nga Partia Socialiste ishin edhe simpatizantë të tjerë të partisë se re të quajtur Libra dhe që si simbol ka ngjyrën e verdhë, simbole që u shpjeguan nga vetë Blushi. 

“Libra ka vendosur të jetë e verdhë, e bindur se e kuqja na varfëroi për 50 vjet, bluja për 20 dhe mavija për 3 vjet”, tha Blushi. 

Blushi premtoi të jetë ndryshe nga partitë tradicionale dhe bëri me dije se kërkon të përfshijë në forcën e tij politike nga të gjitha shtresat e popullësisë, raporton TCH.

“Ne kemi ardhur të bashkohemi rreth një ideje dhe kjo është e rëndësishme, na bashkon ideja dhe jo një njeri. Sepse vendimet që lindin pas një ideje janë shumë më të drejta se ato të një njeriu. Kemi një ide që na është kthyer në frymëzim e vullnet, kjo ide është Libra”, u shpreh Blushi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy