Sejamini: Veliaj politikani i dytë më popullor, Ramën e mund vizioni për një shpresë ndryshe

Sejamini: Veliaj politikani i dytë më popullor, Ramën e mund vizioni për një shpresë ndryshe

Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur m zgjedhjet vendore për të cilën u shpreh se PD duhet të sigurojë 25 mijë vota më shumë për të shpresuar në një fitore.

Ai tha gjithashtu se opozita duhet të kthejë shpresën tek ata qytetarë që nuk votojnë fare pasi sipas tij Ramën dhe Veliajn e mund vetëm vizioni për një shpresë ndryshe.

Po e shoh më me shifra në zgjedhjet e fundit në bashkinë Tiranë PS ka marrë 47 mijë vota më shumë se PD, dhe gjithë çështja që ka sot PD është që në zgjedhjet e ardhshme të majit duhet të sigurojë 25 mijë vota shtesë. Detyra konkrete është që të paktën të sigurojë 25 mijë vota më shumë. Duke pasur parasysh që e vetme PS ka marrë 51%.  Fakti dytë pavarësisht se çfarë mendojmë ne për Veliajn ai është politikani i dytë më popullor në Shqipëri. Pavarësisht se shumë njerëz e urrejnë, e shajnë, e fyejnë ai është politikani i dytë më popullor. Është një garë kundër dy politikanëve më popullor në Shqipëri. Mendoj se të fitosh këtë garë që nuk është teknike dhe nuk është se sa i keq është Veliaj, por çështja është se sa i mirë është ky kandidat i ri. Një politikan i keq fiton zgjedhjet po ashtu dhe një gënjeshtar. Zgjedhjet janë zgjedhje. Nqs zgjoni njerëzit që nuk venë në zgjedhje dhe zgjoni një shpresë, atëherë po ka shpresë për të fituar opozita dhe mendoj se kjo është e vetmja fushatë. Ramën e mund vizioni për një shpresë ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy