Transporti publik, Balluku: Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë

Transporti publik, Balluku: Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatw njw takimi me pwrfaqwsues të shoqatës së transportit për të prezantuar Paketën e Rezistencës sociale, për këtë kategori tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e kwtij shërbimi.

Ajo tha më tej se kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimeve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat.

Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës. Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimeve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime. Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy