
Drejtori i Informacionit në televizionin “Euronews”, Neritan Sejamini tha mbrëmjen e sotme në “Të Paekspozuarit” se vajtja në Gjykatë e dy palëve në PD është një banalitet politik. Ai tha se palët duhet t’i nënshtrohen vullnatit politik të anëtarëve sepse po kthehet si një histori divorcesh në Gjykatë.
Vajtja në Gjykatë është një banalitet politik, që e fusin Shqipërinë në një qerthull poltik. Të ulen si burra meqë secila palë mendon se do qeverisë hallet e shqiptarëve. T’i nënshtrohet vullnetit të anëtarëve të tyre. Historia ligjore si histori divorcesh. Jemi në një terren ku nuk ka të shkuar. Gykatësin ndikohen. Zgjedhjet lokale erdhën prapë. Këta nuk e kuptojnë, janë një institucion politik.



