Momente tensioni janë shënuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku kryedemokratit Lulzim Basha, i është kërkuar dorëheqja.
Burime nga selia blu, i thanë MCN TV, se një militante me emrin Violeta Geci, ka tentuar të godasë Salianjin në mbledhjen e grupit.
Gjithçka pas kritikave ndaj kreut të PD, ku ka pasur përplasje.
Gjatë mbledhjes deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar prerazi dorëheqjen, Lulzim Bashës.
Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo më shumë se dy javë. Ne këtë periudhë të krijojme bord, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD dhe kërkon të bashkohet me PD. Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo që ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, ne nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për ti mbrojtur!
Ai shtoi se më 6 mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek lideri ndaj shtoi se duhet thënë e vërteta.
Duhet të themi të vërtetën ka sentiment anti-Bashë kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Përgjegjësia në politikë mbahet me akte, jo me fjalë.



