Drafti i BE, Bushati: Strategjia dëshmon vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Drafti i BE, Bushati: Strategjia dëshmon vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati reagoi në lidhje me strategjinë e zgjerimit të BE. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se kjo strategji dëshmon vëmendje ndaj Ballkanit Perëndimor. 

Bushati u shpreh se vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian duke theksuar se Reforma në Drejtësi zë një vend qendror.

"Reforma në drejtësi, zë një vend qendror, ku sipas modelit të reformës së thellë e transformuese të Shqipërisë, vendeve të rajonit u rekomandohet një plan konkret hapash dhe masash për përgatitjen e tyre për zbatimin e detyrimeve që burojnë prej anëtarësimit në BE", thekson Bushati.

Me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook", ministri Bushati u shpreh se mirëpresim vlerësimin e Komisionit Europian dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. 

"Ne besojmë që ky vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, si një investim i qëndrueshëm për procesin e pakthyeshëm të reformave në Shqipëri dhe stabilitetin demokratik të rajonit. Duke pasur parasysh hendekun zhvillimor mes vendeve të rajonit dhe BE-së, mirëpresim që angazhimet e kësaj Strategjie të specifikohen më tej me programe e instrumente financiare në mbështetje të infrastrukturës, ndërlidhjes, arsimit e sigurisë energjitike të rajonit tonë", shkruan Bushati.

Më tej ministri u shpreh se shpresojmë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin në rajon e të demonstrojë qartësi strategjike për të transformuar thellësisht dhe këtë pjesë të Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy