Inceneratorët, Nazarko: SPAK do ta çojë përpara këtë histori, do godasë klasën politike

Inceneratorët, Nazarko: SPAK do ta çojë përpara këtë histori, do godasë klasën politike

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me operacionin më të fundit nga SPAK për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit ku u lëshuan 11 urdhër arreste, ku 5 prej tyre u arrestuan.

Ai tha se pavarësisht se me hapa të ngadalshëm, beson se SPAK do ta çojë përpara këtë histori dhe se do i japi shumë goditje kësaj klase politike.

Besoj se ka dy variante e para ajo që SPAK po i shërben qeverisë ndërkohë që ankohet dhe rama për hir të propagandës, por unë besoj se SPAK dhe pse ngadalë do ta çojë përpara këtë histori sepse besoj ndryshe, që interesi i të huajve nuk është ky që mendojmë ne. Ne nuk jemi vend i botës së tretë i cili po shkoj në diktaturë, është Evropa që i paguan ato dhe në këtë sens do të bien dhe ata që janë në pushtet dhe ata që kanë qenë. Pavarësisht ankesave nga partitë besoj se është një mekanizëm që avash-avash do funksionojë dhe ky mekanizëm do ta shkatërrojë këtë. Mënyrën se si është organizuar SPAK, besoj se gradualisht ky mekanizëm do funksionoj në mënyrë të hekurt dhe do i japi shumë goditje kësaj klase politike.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy