
Si erdhi PD deri te kjo situatë?
Të gjithë kanë gabimet e tyre dhe kanë kaluar cakun në forma të ndryshme, u shpreh në emisionin e sotëm në “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Edmond Spaho.
Sipas tij, pas kërkim faljeve të mundshme, është koha për në riorientim të partisë.
“Gjatë kësaj periudhe për shkak të zhvillimeve, pastaj zgjedhjeve, ne hymë në një krizë dhe patëm debate të ashpra, të gjithë kemi kaluar cakun, tani është momenti për të bërë të gjithë një riorientim dhe të shohim drejt të ardhmes, edhe unë mund të kem kaluar cakun dhe ju kërkoj ndjesë, edhe pres ndjesë nga të tjerët.
Unë jam të të përjashtuarit për tërë jetën, në ndodhemi në një proces riorganizimi, duhet të krijojmë organet drejtuese, kam shpresë për bashkim.



