PD çon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit: I fali tokë publike privatit

PD çon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit: I fali tokë publike privatit

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një kallëzim penal në adresë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”.

Padia ka të bëjë me kontratën e koncesionit që i mundëson kompanisë private ndërtimin e kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Përmes sekretarit të përgjithshëm, njëkohësisht edhe drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, PD akuzon Llatjan se me veprimet e paligjshme ka favorizuar kompanine private, duke i falur tokë publike.

Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës”, thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Në kallëzimin e selisë blu thuhet se me këtë kontratë PPP, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11  912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy