Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Grenell: Le ta lëmë politikën mënjanë

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Grenell: Le ta lëmë politikën mënjanë

Para takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të qartë se ai do të përqendrohet më shumë tek çështjet ekonomike.

Në një reagim në Twitter disa orë para takimit Grenell shkruan se sot është “i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin”.

“Populli i Kosovës dhe Serbisë meriton normalizim të ekonomisë dhe shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese. Sot jam i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar. Do të përpiqem fortë për ju. Le ta lëmë politikën mënjanë!”, shkruan Grenell.

The people of Kosovo and Serbia deserve economic normalization and the chance to create a vibrant economy. Today I am focused on the young people who want a career, a good job and a connection to the West.

I’ve heard you. And I will push hard for you. Let’s put politics aside!

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 3, 2020

Është paralajmruar se projektet infrastrukturore do të jene temat e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në kuadër të kësaj, pritet finalizimi i marrëveshjeve për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet mbi të cilat Kosova dhe Serbia në fillim të këtij viti kanë arritur pajtim me qëllim të normalizimit të transportit, me ndërmjetësimin e Grenell.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy