Çani: Qëllimi i Ramës nuk është ta shkarkojë Dritan Lelin, por t'i nxijë jetën derisa të japë dorëheqjen

Çani: Qëllimi i Ramës nuk është ta shkarkojë Dritan Lelin, por t'i nxijë jetën derisa të japë dorëheqjen

Anëtarët e Këshillit bashkiak Vlorë të kanë kërkuar mbledhje jashtë radhe ku kërkojnë ballafaqim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli me prezencë edhe të kryeministrit Edi Rama. Ka shumë aludime, por duket se Rama nuk e do më as kryetar bashkie Lelin. I pyetur lidhur me këto aludime dhe deri ku mund të shkojë hakmarrja ndaj Dritan Lelit, gazetari Arian Çani tha për MCN TV se qëllimi i kryeministrit nuk është ta shkarkojë, por ti nxijë jetën derisa të japë dorëheqjen.

“Nuk e di procedurën se si mund ta shkarkoj, por qëllimi nuk është ta shkarkojë, por t’i nxijë jetën. Do ia bëjë jetën aq të vështirë saqë ai të thotë ç’mu desh që i thash jo. Askush nuk do të donte të ishte në pozicionin e tij tani. Rama është një kameleon, dinak, një njeri i urtë, është aktor, bën teatër dhe në fund të shkel me këmbë. Unë e respektoj Lelin sepse më duket qytetar por ja ku përfundojnë ata që i thonë jo perandorit”, Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy