Kuvendi mblidhet sot në një seancë plenare të radhës ku pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.
Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live u shpreh se temë e interpelancës është Amnistia Penale, e cila hyri në fuqi pak javë më parë.
Sot është seanca parlamentare dhe amnistia penale pritet të jetë kryeçështje pasi PD zyrtare ka këkruar interpelancë me ministrin Ulsi Manja ku PD pretendon se janë 100 të dënuar për veprën penale të korrupsionit të cilët kanë përfituar nga kjo amnisti. I pyetur nga MCN Basha tha se nuk e ka ende një listë me emrat, por e ka konsideruar amnistinë penale si aleance Rama-Berisha.
Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të ratifikohen tre marrëveshje. Fillimisht marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KfË), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.
Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.
Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë- Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.



