Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi/KQZ gjobit kreun e Kadastrës Arben Qalliu

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi/KQZ gjobit kreun e Kadastrës Arben Qalliu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1500 lekë të reja, drejtorin e Kadastrës në Lushnje, Arben Qalliu, pasi ky i fundit shpërndau leje legalizimi krah deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Hetimi nisi disa ditë pas publikimit në media të pamjeve ku deputeti dhe kreu i Kadastrës shpërndanë leje legalizimi në kundërshtim me kufizimet e vendosura në KQZ, sipas së cilës ndalohet që para zgjedhjeve deputetët të shpërndajnë certifikata.

Këtë akt të shpërndarjes së çertifikatave, është publikuar në rrjetin e tij social, edhe nga vetë deputeti Çela.

KQZ ka kufizuar qeverinë që katër muaj përpara zgjedhjeve të mos organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim. Lista e personave që e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitetet e mësipërme përfshijnë: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive apo shoqërive aksionare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy