Arrestimi i Veliajt, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri

Arrestimi i Veliajt, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve.

Ai përshëndet veprimet e SPAK dhe i inkurajon institucionet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim kundër korrupsionit që, sipas tij, dëmton familjet shqiptare.

Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare.

E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bankat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove.

Në të dyja rastet ai duhet të largohet. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy