
Kryedemokrati Sali Berisha akuzon prokurorin Altin Dumani se ka firmosur 16 kërkesa për të hetuar atë dhe mbesat e tij, katër vite para lindjes së tyre.
Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, për 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij, edhe katër vite para lindjes së tyre.
Dërguar çdo institucioni, pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës, i cili tha se Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën. Kjo është lista, ata brenda një dite kanë dërguar 16 kërkesa për hetim 30-vjeçar.
Kjo nuk ka lidhje me dosjen. Dosja nuk ishte gjë, dosja është një piramidë.
Deklarata e Berishës u bë në dalje të SPAK, ku u paraqit për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.



