Financimi rus i PD/ Kalemaj: Ishte një “tërmet”! Fjalën e fundit e thotë drejtësia amerikane

Financimi rus i PD/ Kalemaj: Ishte një “tërmet”! Fjalën e fundit e thotë drejtësia amerikane

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se duhet të presim drejtësinë amerikane që ta thotë fjalën e fundit lidhur me hetimet për financimin e PD nga Rusia në zgjedhjet e 2017-ës. Kalemaj thotë se takimet e sotme të Yuri Kim me komisionerin Celibashi dhe përfaqësuesit e partive nuk janë të rastësishme, por lidhet me financimin e partive.

Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një tërmet, megjithëse janë të vështira të përcaktohen shkallët dhe ballët. Politika shqiptare nuk shquhet për ndonjë konsistencë të madhe, por kësaj radhe ka tejkaluar edhe veten. Berisha u mundua të heq një paralele me Bashën, duke lënë të kuptohet se janë të dy ‘non grata’ nga DASH për momentin. Dje u pa në një ekstazë politike për t’ia faturuar Bashës pjesën e financimeve të paligjshme nga Kremlini. Duhet të presim, jo drejtësinë shqiptare, sepse ajo e ka mbyllur çështjen, por drejtësinë amerikane. Ka një qëndrim të DASH, dhe veprimtari të Departamentit të Drejtësisë. A është i rastësishëm takimi i sotëm i Kim me Celibashin, Gjiknurin, Tabakun, Kryemadhin?! Nuk besoj se në politikë asgjë është e rastësishme, por lidhet me financimin e partive politike. Ka pasur raporte të ISP ku një fushatë elektorate në Shqipëri ka kushtuar deri në 500 euro. Nuk bëhet fjalë për 500 mijë euro, apo 1 milionë e 50 euro, por me penetrimin e parasë nga burime të dyshimta. Kremlini tregon që janë mbi 300 milionë euro, me të cilat kanë financuar parti të ndryshme në Evropë dhe Ballkan. Partitë që ka financuar Kremlini është Fronti Nacional i Lë Penit në Francë, është parti e Salvinit në Itali, që presupozohet të bëjë qeverinë, në Ballkan janë partinë Serbi, Republika Srpska, dhe në Malin e Zi Frontin Demokratik. Janë partitë e ekstremit të djathtë, populiste, me retorikë pro Kremlinit. Çfarë e lidh PD-në me këtë retorikë?!Në SHBA një nga çështjet më të debatueshme në 30 vitet e fundit është ligji për financimin e partive politike. Në SHBA gjithmonë ka transparencë lidhur me fondet. Politika amerikane funksionon në bazë të lobimit që është i legalizuar. Në Shqipëri fushatat kanë kushtuar 10 herë më shumë nga sa ka thënë KQZ, që tregon shkallën e lartë të penetrimit të parasë së pistë. Paratë vijnë nga brenda, paratë e paligjshme, dhe së dyti janë financimet e jashtme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy