Dorëheqja e Bashës/ Bejko: E pyeta a është dorëheqje me të drejtë kthimi apo pa të, nuk mora përgjigje

Dorëheqja e Bashës/ Bejko: E pyeta a është dorëheqje me të drejtë kthimi apo pa të, nuk mora përgjigje

Lidhur me paraskenat e mbledhjes që u zhvilluar në PD fill pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, i ftuari në  në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Roland Bejko, Sekretar për Pushtetin Vendor në PD, tha se i ka drejtuar disa pyetje Bashës, por nuk ka marrë përgjigje për pyetjen më të rëndësishme, se a është kjo dorëheqje pa kthim. 

Sipas tij, ai nuk mori përgjigje për këtë fakt.

Kur Basha lexoi deklaratën, pati njerëz të paqartë dhe kishin shumë pikëpyetje. Unë i bëra disa pyetje. I thashë, është dorëheqje me të drejtë kthimi apo pa kthim? E dyta kush do ta drejtojë partinë? Dhe e treta, a ka negociatë me palën tjetër?

Kam marrë përgjigje që partia do të drejtohet sipas statutit dhe ka thënë nuk ka asnjë marrëveshje me palën tjetër. Për pyetjen a do të ketë kthim, nuk u përgjigj.

Diskutimi im ka qenë i tillë, i kam thënë, në momente humbjesh zgjedhjesh, opinioni publik dhe zgjedhësit mezi presin të thuash fjalën e parë. Fjala e parë që dëgjova, ishte nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje. Kjo më ka thyer shumë. Jam ndjerë i fyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy