PD i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga 25 prilli, shqiptarët do votojnë kandidatët që zgjodhën vetë

PD i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga 25 prilli, shqiptarët do votojnë kandidatët që zgjodhën vetë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Kukësi për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale tha se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit saqë shpif çdo ditë për këtë proces.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy